“Baba” mbush bateritë për 21 gushtin
Derisa vendi ka mbetur pa institucione dhe pothuajse në kolaps dhe të gjithë po presin një vendim të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i kësaj Gjykate, Enver Hasani, po relaksohet në bregdet.

Lajme
Si mëson gazeta Zëri, kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është me pushime në Turqi dhe nuk do të kthehet në vendin e tij të punës deri më 21 gusht, data e caktuar për mbajtjen e seancës dëgjimore lidhur me vendimet e Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive të 17 korrikut.
Mirëpo, si shkruan Zëqi, GJK nuk do të japë verdiktin e saj më 21 gusht. Verdikti do të merret pasi të dëgjohen faktet dhe argumentet e të gjitha palëve të përfshira në kontest.
Data e fundit për marrjen e një vendimi është 18 shtatori.