Baba i tre fëmijëve – Ky është shqiptari që u dogj i gjallë në fabrikën e kanabisit
Para disa ditësh në një fabrikë kanabisi në Brierley Hill të Bhirminghamit, në Angli ndërroi jetë një 43-vjeçar shqiptar.

Lajme
Mediat vendase raportojnë se fabrika u përfshi nga flakët mbrëmjen e 4 qershorit ndërsa shqiptari ndërroi jetë të nesërmen.
Mësohet se ai së bashku me dy persona u bllokuan në fabrikë në momentin kur ajo u përfshi nga flakët.
Po kush është 43-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht në fabrikë?
BBC raporton se ai quhet Margarit Xhindi. Sipas transmetuesit publik britanik Xhindi humbi jetën në spital një ditë pas flakëve të 4 qershorit.
43-vjeçari përshkruhet nga familja e tij si “babai i mrekullueshëm i tre fëmijëve”.
“Ai ka punuar shumë në jetën e tij për të mbajtur familjen. Margariti ka prekur zemrat e të gjithëve që e njohën dhe ne jemi shkatërruar nga lajmi i trishtuar”.
Burime nga Policia vendase besojnë se ai ishte trafikuar në Britaninë e Madhe dhe “po mbahej kundër vullnetit të tij”, në fabrikën e kanabisit.