Azzurrët, ‘offline’ në Facebook dhe Twitter
Selektori i Italisë, Cesare Prandelli ka paralajmëruar se futbollistët e tij do ta kenë të ndalur përdorimin e rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter gjatë Kampionatit botëror 2014 në Brazil. Azzurrët e mbyllën ciklin kualifikues si fitues në Grupin B, mirëpo barazuan 2-2 në duelin e fundit kundër Armenisë në Napoli të martën dhe nuk do…
Sport
Selektori i Italisë, Cesare Prandelli ka paralajmëruar se futbollistët e tij do ta kenë të ndalur përdorimin e rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter gjatë Kampionatit botëror 2014 në Brazil.
Azzurrët e mbyllën ciklin kualifikues si fitues në Grupin B, mirëpo barazuan 2-2 në duelin e fundit kundër Armenisë në Napoli të martën dhe nuk do të jenë bartës në garën e vitit të ardhshëm.
Prandelli dëshiron t’i shmanget polemikave në ekip – të shfaqura shpeshherë së fundmi me postimet e sulmuesit Mario Balotelli në Twitter – duke e ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale gjatë Botërorit 2014.
“Jemi duke shqyrtuar mundësinë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga ana e futbollistëve. Do të shohim nëse do ta aplikojmë menjëherë, por sigurt do të jetë e ndaluar gjatë përgatitjeve dhe zhvillimit të Botërorit”, deklaroi Prandelli për RaiSport.