Azpilicueta zbulon skuadrën e re të Hazard
Cesar Azpilicueta shpreson që Eden Hazard të vazhdojë të fitojë trofe kur të nënshkruajë marrëveshjen e pritshme me Real Madrid.

Sport
Ylli belg shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Chelsea në finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenal.
Pas ndeshjs, Hazard konfirmoi se do të largohet nga Chelsea këtë verë, me Real Madridin alternativën e vetme.
“Do të ishte shumë e trishtuar (nëse do të largohej)”, ka thënë Azipilicueta, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ai është një njeri i mrekullueshëm, një lojtar i mrekullueshëm, ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e ekipit tonë, një mik shumë i mirë, shumë i afërt”.
“Kemi ardhur këtu shtatë vjet më parë së bashku nga Franca, dhe ju e dini se nëse vjen momenti (Hazard), natyrisht do të jetë shumë i trishtuar”.
“Ai kurrë nuk ka qenë një person egoist, ai gjithmonë ka pasur ëndërr të luajë për Real Madridin dhe do të shohim se çfarë do të ndodh, por mendoj se ai ka qenë shumë i sinqertë deri në ditën e fundit”.
“Ai ishte shumë i qartë me klubin dhe prandaj kubi është gjithashtu i kënaqur me të. Do të jetë një mundësi e madhe për të. Ka qenë i mrekullueshëm për ne, dhe shpresoj se do të fitojë trofe edhe në Real Madrid”./Lajmi.net/