Azpilicueta tejet i lumtur me transferimin e Pulisic tek Chelsea

Cesar Azpilicueta është një nga mbrojtësit më të mirë në Premierligë deri në këtë pikë të sezonit.

Sport

03/01/2019 20:15

Anëtari i Chelseat ka qenë i paprekshëm në formacionin e Maurizio Sarrit dhe është kthyer në një lider për mbrojtjen e “bluve”.

Mirëpo, anash të gjitha këtyre arsyeve, ai ka gjetur edhe një shkas tjetër që të jetë shumë i lumtur.

Transferimi i fundit i Chelsea, Christian Pulisic është arsyeja për lumturinë e spanjollit.

“Jam shumë i lumtur që Chelsea ka nënshkruar me Pulisic. Ai është një i ri i talentuar dhe do të vij gjatë verës” ka thënë Azpilicueta për faqen zyrtare të Chelsea, transmeton lajmi.net.

“Për gjashtë muajt e ardhshëm ai do të jetë pjesë e Dortmund, por jam i lumtur që ne do ta kemi atë. Shpresoj se ai do të jetë i mirë me ne” ka thënë tutje ai.

Momentalisht Chelsea renditet vetëm tri pikë mbi Arsenal, pas barazimit të fundit ndaj Southampton.

Besohet se reprezentuesi amerikan do t’i sjell shumë ndihmë fazës ofensive të Sarrit. /Lajmi.net/