Azpilicueta: Nuk mund të humbim pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi spanjoll i Chelsea, Cesar Azpilicueta, ka komentuar situatën e vështirë në të cilën po kalon Chelsea.

Sport

18/03/2019 23:45

Humbja 2:0 kundër Everton ka vështirësuar edhe më shumë punët për ‘blutë’ e Londrës, në garën për top katërshen.

Chelsea është edhe në garat e Ligës së Evropës, por kjo sipas Azpilicueta nuk është rruga e vetme për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

“Ne humbëm një shans për të fituar tri pikë, dhe çdo herë që ndodh kjo vendosesh në pozitë më të vështirë” ka thënë spanjolli, transmeton lajmi.net.

“Ka ende shumë lojë për tu luajtur dhe ne do të luftojmë, sepse nuk mund të humbim kualifikimin në Ligën e Kampionëve” ka shtuar ai.

“Nuk e shoh vetëm Ligën e Evropës si rrugën e vetme për kualifikim, sepse nuk e kemi vendin në pozitën e gjashtë. Nuk e pranoj këtë” ka thënë Azpilicueta ndër të tjerash.

Pas pauzës së kombëtareve, Chelsea do të kthehet në kampanjën e Premierligës, për të udhëtuar drejt Cardiff, më 31 mars. /Lajmi.net/