Azizi shqyen dekoratën

Aziz Salihu ka shqyer dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave”, sipas tij, pas gjendjes së vështirë financiare në të cilën gjendet dhe nuk po has në ndihmë nga shteti. Në paraqitjen e tij gjatë një konference për shtyp, legjenda e boksit kosovar është ankuar në mungesë të përkrahjes dhe publikisht e shqeu dekoratën që kishte marrë…

Sport

19/12/2013 16:01

Aziz Salihu ka shqyer dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave”, sipas tij, pas gjendjes së vështirë financiare në të cilën gjendet dhe nuk po has në ndihmë nga shteti.

Në paraqitjen e tij gjatë një konference për shtyp, legjenda e boksit kosovar është ankuar në mungesë të përkrahjes dhe publikisht e shqeu dekoratën që kishte marrë kohë më parë nga Presidenca.

Mirëpo, nuk vonoi gjatë dhe erdhi kundërpërgjigja nga Presidenca. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka vendosur që të revokojë dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave” dhënë Salihut.

“Të dekoruarit mund t’i revokohet Dekorata nëse vepron në kundërshtim me rendin publik, moralin dhe kryen vepra të tjera që e bëjnë të padenjë për bartjen e Dekoratës”, thuhet në arsyetimin e Presidencës.