Azilkërkuesit nga Shqipëria, preferojnë Irlandën pas Gjermanisë

Të dhënat e Komisionit Evropian tregojnë se azilkërkuesit shqiptarë pas Gjermanisë preferojnë Irlandën. Në bazë të këtyre të dhënave rezulton se 185 mijë njerëz kanë aplikuar për azil në BE, në tre muajt e parë të këtij viti.

Lajme

09/08/2015 20:55

Pavarësisht panikut që Britania e Madhe ka nga emigrantët, në këtë vend janë dorëzuar vetëm 4 për qind të këtyre aplikimeve.

Ndërkohë, vendi me numrin më të mëdha të kërkesave është Gjermania, ku mbi 73 mijë njerëz kanë kërkuar azil në këtë vend. Në vend të dytë vjen Hungaria me mbi 32 mijë kërkesa, kurse në vend të tretë është Italia me 15 mijë.

Në total, për tre muaj e parë të vitit 2015, shqiptarët përbëjnë 4 për qind të aplikuesve për azil, ndërsa dy vendet më të preferuara nga shqiptarët janë Gjermania dhe Irlanda.