Azilkërkuesit kosovarë në Belgjikë do kthehen duarbosh në shtëpi

Azil për kosovarët të cilët kanë migruar në nëpër vendet të ndryshme të BE-së, nuk do të ketë as në Belgjikë.

Lajme

03/03/2015 13:17

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken, është duke qëndruar në Kosovë në një fushatë tre ditore për të parandaluar emigracionin e paligjshëm.

Ai gjatë një takimi që ka zhvilluar të martën me ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka deklaruar se të gjithë do të gjithë qytetarët do kthen në shtypit e tyre duar thatë.

“Njerëzit po shesin pronat e tyre dhe shpresojnë për një jetë më të mirë në Belgjikë, por shanset e suksesit janë pothuajse inekzistente”.

“Ata marrin një vendim negativ dhe do të kthehen në shtëpi përmes avionit, dhe do të kthehen në shtëpi duarbosh. Ne duhet t’i parandalojmë këto tragjedi njerëzore duke u ofruar atyre informacion të saktë, duke i ndalur nisje të kota “, tha sekretari i shtetit Theo Francken.

Ndërkaq, ministri Skender Hyseni ka thënë se gjasat e kosovarëve për të fituar azil janë shumë të vogla, andaj përsëriti atë që mos të marrin rrugën e migrimit ilegal.

Hyseni tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale, si dhe bashkëpunimin ndërmjet policisë së Kosovës dhe asaj të Belgjikës.