Azet vjen me një tjetër projekt muzikor
Azeti në bashkëpunim me Nash kanë lansuar videoklipin ‘Leben Schnell’.

ShowBiz
Azet dhe reperi Nash gjatë mesnatës kanë publikuar këngën ‘Leben Schnell’ që në gjuhën shqipe do thotë ‘Jetoj shpejt’, shkruan lajmi.net.
Reperi me prejardhje nga Kosova ka qenë shumë i ngarkuar këtë sezon edhe me koncerte edhe me projekte muzikore.
‘Leben Schnell’ është shoqëruar me videoklip skenat e të cilit janë xhiruar në Kosovë, dhe si edhe këngët e mëparshme është interpretuar në gjuhën gjermane.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni këngën më të re nga Azet dhe Nash. /Lajmi.net/