Azet i rikthehet muzikës

Pas një pushimi Azet po rikthehet sërish.

ShowBiz

06/07/2020 22:52

Muaj më parë, Azet pati njoftuar se ka vendosur  të marrë një pushim nga muzika pasi dëshiron të përkushtohet më shumë te familja e tij, shkruan lajmi.net.

“Unë bëj atë që duhet bërë për familjen. Unë kam bërë 10 vjet burg për familjen. Në atë kohë ne u bëmë të njohur në Gjermani. 15 vjet më parë, e takova Nash për herë të parë dhe filluam të krijonim muzikë së bashku, në bodrumin e tij për shkak të krizave. Në një moment erdhën vëllezërit e mi Zuna dhe Miami dhe që nga atëherë në jetuam për muzikën. Unë jam tepër krenar për vëllezërit e mi për çfarë kanë bërë për mua deri tani. Miami, Zuna dhe Nash, një bandë, një familje. Vendosëm të sjellim diçka. Kjo është arsyeja pse unë do të lëshoj një EP sonte, që do të jetë në dispozicion në të gjitha platformat por edhe falas për ju. Në dhjetor, në rrjetet sociale do të pushoj pak. Do të bëj pak pushim. Do të kthehem me patjetër por nuk e di akoma kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilën tani duhet të kujdesem. Jo si një Azet por si një Granit. Qoftë në Instagram apo turne, ju jeni gjithmonë në fillim dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë”, kanë qenë fjalët e tij.

Mirëpo duket se ky pushim mori fund pasi Azet është rikthyer dhe ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

“InshAllah” titullohet ky projekt, pjesë e albumit “Fast Life 2” që publikohet së shpejti.
Ajo që na emocionoi më shumë nga kjo video ishte fakti që në pjesën e parë, nis me një mesazh tejet të ndjerë të nënës së reperit që ka mall për djalin i cili është vazhdimisht në koncerte./Lajmi.net/