Azet bashkëpunon me LOLO79 në këngën e re “oOo”
Reperi i njohur Azet ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “oOo”, një bashkëpunim me producentin LOLO79, i cili ka realizuar edhe miksimin e projektit. Kënga sjell një atmosferë verore me ritme bashkëkohore, transmeton lajmi.net Në realizimin e produksionit muzikor kanë kontribuar edhe producentët Blurry dhe Babyblue, të cilët njihen për stilin…

ShowBiz
Reperi i njohur Azet ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “oOo”, një bashkëpunim me producentin LOLO79, i cili ka realizuar edhe miksimin e projektit.
Kënga sjell një atmosferë verore me ritme bashkëkohore, transmeton lajmi.net
Në realizimin e produksionit muzikor kanë kontribuar edhe producentët Blurry dhe Babyblue, të cilët njihen për stilin e tyre inovativ dhe bashkëpunimet me artistë të njohur në skenën gjermane dhe ndërkombëtare.
Finalizimi i projektit është përmbyllur me mastering nga Lex Barkey, një emër i njohur në industrinë muzikore./lajmi.net/