Azerbajxhani e siguron Serbinë se nuk do ta njohë Kosovën

Azerbajxhani është shprehur kundër pavarësisë së Kosovës. Kështu të paktën është përcjell në mediat serbe një deklaratë e zëvendëskryeministri të këtij shteti, Ali Akhmedov.

Lajme

05/05/2015 19:22

Ky i fundit këtë qëndrim e ka dhënë gjatë një takimi që pati me dy zyrtar të qeverisë së Serbisë, me ministren për Integrime Europiane, Jadranka Jokismoviq si dhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën në këtë Qeveri, Marko Gjoriq.

Këta dy zyrtarë serbë, të cilët po qëndrojnë në kryeqytetin azer, Baku, e kanë falënderuar zëvendëskryeministri Akhmedov, për, siç janë shprehur ata, ndihmën që po i jep ky shtet Serbisë, me mos njohjen e Kosovës, transmeton lajmi.net

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Azerbajxhanit kanë shprehur respekt të ndërsjellë nga pala serbe, e cila nuk e njeh përpjekjet për pavarësi të rajonit diskutabil të Nagorno-Karabhakut.