Azemi kërkon falje publike pas zënkës me Berishën

Basketbollisti dhe njëherit kapiteni KB Prishtinës, Edomond Azemi, ka kërkuar falje publike për incidentin që ndodhi me Dardan Berishën, në derbin kundër KB Rahovecit.

Sport

12/11/2019 15:23

Të dy basketbollistët patën një zënkë në fundjavë, gjë e cila detyroi KB Prishtinën që t’i suspendoi të dy lojtarët.

Azemi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar falje për sjelljen e tij.

Postimi i Edmond Azemit:

Duke gezuar kaq shume respekt nga adhuruesit e mi,pa te cilet nuk do te isha ketu, posaqerish Plisat, qe me kane rrembyer zemren.

Të dashur Plisat, adhurues të klubit, dhe qytetarë të Prishtinës,Kryesi e klubit.

Më lejoni që me anë të kësaj shkrese të ju drejtohem sinqerisht sepse eshte e natyres time ku pas shumë viteve si një lojtar i devotshëm e kapiten i ekipit, per një gjest të pahijshëm mos menagjim te nervozes per disa arsye…

Një gjest i tillë nuk na përket neve si lojtarë profesionistë i cili fatkeqësisht ka ndikuar edhe në rezultat me humbje qe per mua eshte e pa pranushme.

Unë jam i vetëdijshëm që gjeste të tilla nuk me perkasin mua per arsyeje te mos menagjim te nervozes andaj me keqardhje, kërkoj falje publikisht për këtë.

Duke uruar për mirëkuptimin tuaj, ju falënderoj nga zemra.

I juaji Edo,

/Lajmi.net/