Azemi, Ibrahimoviçi i Kosovës

Sulmuesi kosovar i Greuther Furth, Ilir Azemi ka bërë të ditur se nga fëmijëria, futbollisti i tij i preferuar ka qenë Zlatan Ibrahimovic. Sot, ai krahasohet me karakteristikat e yllit suedez.

Sport

14/05/2014 14:26

Nëse luan sikurse idhulli i tij, atëherë Hamburgu do ta ketë shumë të vështirë të sigurojë mbetjen në Bundesligë.

Sulmuesi kosovar i Greuther Furth, Ilir Azemi ka treguar se nga fëmijëria, gjithmonë ka qenë përkrahës i yllit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

“Nga fëmijëria, Ibra ishte futbollisti im i preferuar. Pavarësisht gjatësisë së tij, ai është teknikisht i aftë dhe jashtëzakonisht i fuqishëm”, deklaroi Azemi për Bild, duke treguar inspirimin e tij dhe alarmuar Hamburgun, kundërshtarin e barazhit, para duelit të nesërm.

Azemi tashmë ka treguar vetëbesim të ngjashëm me atë të Ibrahimoviçit.

“Ai ka pothuajse gjithçka që i nevojitet një sulmuesi të madh. Dhe, kohë pas kohe më krahasojnë me të”.