Azemi i “fshin” lotët Albës, vazhdon të qëndroj pranë saj

Azem Gagica dhe Alba Vukaj janë dy banorë shumë të komentuar të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. Ata të dy u përfolën shumë për shkak të një dashurisë që Azemi e shfaqi për Albën, ndonëse ajo nuk e tha të njejtën. Dje gjatë prajmit është hapur një televotim me pyetjen kë doni të nominoni,…

ShowBiz

05/12/2023 15:48

Azem Gagica dhe Alba Vukaj janë dy banorë shumë të komentuar të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Ata të dy u përfolën shumë për shkak të një dashurisë që Azemi e shfaqi për Albën, ndonëse ajo nuk e tha të njejtën.

Dje gjatë prajmit është hapur një televotim me pyetjen kë doni të nominoni, dhe në nominim shkuan Alba, Azemi dhe Besi.

Pas çdo nominimi nga publiku, Alba lëndohet shumë dhe këtë e shpreh përmes lotëve.

Azemi edhe kësaj radhe, edhe pse i refuzuar nga Alba vendosi të jetë pranë saj.

“Mos u ndiko nga fjalët e të tjerëve”, i ka thënë Azemi Albës duke tentuar ta qetësoj.

Albës, Azemit e Besit iu bashkuan në nominim edhe Blerando, Ylli, Blero dhe Kaderi. /Lajmi.net/

YouTube player