AZ Alkmaar i shkruan UEFA-s në lidhje me kualifikimin e Ajax në Ligën e Kampionëve

AZ Alkmaar i ka shkruar UEFA-s duke u kërkuar atyre që të rrëzojnë vendimin e Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB) pasi i ka dhënë Ajaxit të drejtën e kualifikimit në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Sport

26/05/2020 10:50

Me qeverinë holandeze që ndaloi të gjitha ngjarjet sportive deri më 1 shtator për shkak të pandemisë koronavirus, Eredivisie u shpall e pavlefshme muajin e kaluar.

Jo vetëm që nuk do kishte promovime apo rënie, por Ajaxit iu mohua e drejta e kampioni, pasi udhëheqte ndaj AZ falë golaverazhit – kur kishin mbetur edhe nëntë ndeshje deri në fund, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, KNVB i dha Ajaxit vendin automatik në Ligën e Kampionëve i rezervuar për kampionin holandezë, ndërsa AZ do ta provojë fatin përmes raundeve kualifikuese.

AZ beson se ata do duhen të ishin në vendin e parë pasi kanë mposhtur brenda dhe jashtë Ajaxin gjatë këtij sezoni, dhe besojnë se diferenca e golave nuk është diferencues objektiv. /Lajmi.net/