Avramopoulos vjen nesër në Kosovë

Komisioneri evropian për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, do të vizitojë të martën Kosovën, ku do të pritet nga krerët më të lartë të shtetit.

Lajme

09/03/2015 11:52

Gjatë vizitës së tij, komisioneri Avramopoulos do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, ministrin për Integrime Evropiane Bekim Çollaku dhe ministrin e Brendshëm, Skënder Hyseni.

Avramopoulos së bashku me ministrat Hyseni e Çollaku, pas takimeve ku do të bisedohet kryesisht për migrimin ilegal, do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media.