Avokatja e Trump: Nuk e kam menduar kurrë se do të jetoj për ta parë këtë moment

Derisa Donald Trump pret seancën e tij në një gjykatë në Manhattan, avokatja penale Julie Rendelman tha për Sky News se “nuk e kishte menduar kurrë se do të jetonte për të parë një ditë si kjo”. “Unë sinqerisht nuk mund ta besoj atë që po ndodh sot. Unë me të vërtetë nuk mundem”, shtoi…

Bota

04/04/2023 19:10

Derisa Donald Trump pret seancën e tij në një gjykatë në Manhattan, avokatja penale Julie Rendelman tha për Sky News se “nuk e kishte menduar kurrë se do të jetonte për të parë një ditë si kjo”.

“Unë sinqerisht nuk mund ta besoj atë që po ndodh sot. Unë me të vërtetë nuk mundem”, shtoi ajo, duke telefonuar nga Nju Jorku.

Trump përballet me 34 akuza për mashtrim në lidhje me paratë sekrete që ai dyshohet se ka paguar për të mbuluar lidhjet jashtëmartesore.

Avokatja thotë se një nga problemet me këtë çështje është se prokurorët duhet të provojnë në aspektin penal se Trump e bëri këtë për shkak të fushatës.

“Ka shumë pengesa që prokuroria t’i pastrojë për ta shpallur atë fajtor përtej një dyshimi të arsyeshëm”, ajo tha. /Lajmi.net/