Avokatit hyn në Burgun e Dubravës me thikë në formë stilolapsi

Një thikë në formë stilolapsi i është zënë një avokati nga Deçani, gjatë kontrollit në Burgun e Dubravës.

Lajme

27/08/2014 17:46

Si njofton Koha Ditore, autoritetet e Burgut kanë konfiskuar armën e ftohtë dhe e kanë kallëzuar penalisht poseduesin e saj në Policinë e Kosovës. Mjeti, që besohet se është një thikë e vogël në formë stilolapsi, është konfiskuar si provë materiale, kanë thënë burime zyrtare nga kjo qendër korrektuese.

Gjetjen dhe konfiskimin e këtij mjeti e ka konfirmuar drejtoresha e Burgut, Zyrafete Ymeraj, derisa avokati Haxhi Çekaj ka mohuar se ka dashur ta fuste atë në burg. Ai ka thënë madje se atë e ka përdorur disa ditë si stilolaps pa e ditur që brenda saj kishte një teh të mprehtë. (Koha Ditore)