Avokati Tmava: Uka s’është marrë me veprat për të cilat dyshohet
Avokati Bajram Tmava thotë se klienti i tij, Ukë Rugova, nuk ka arsye për shqetësim. Ai tha se djali i ish Presidentit të ndjerë s'ka qenë i shqetësuar as sot gjatë bastisjes, pasi sipas tij, ai nuk është marrë asnjëherë me veprimtaritë për të cilat akuzohet.
Lajme
Avokati Bajram Tmava thotë se klienti i tij, Ukë Rugova, nuk është marrë kurrë me veprimtarit për të cilat u arrestua sot si i dyshuar nga Policia e EULEX’it.
Tmava tha se Ukë Rugova ka qenë i qetë sot gjatë bastisjes dhe arrestimit dhe nuk ka pasur arsye që të shqetësohet.
“Reagimi i klientit tim ka qenë jashtëzakonisht korrekt, ashtu siç ka qenë korrekte gjithmonë edhe familja Rugova”.
“Nuk ka pasur për çka të shqetësohet sepse aq sa unë kam informata dhe sa e di unë, i njëjti me veprimtari të tillë për të cilën dyshon prokuroria nuk është marrë”.
Bajram Tmava ka rrëfyer para medieve, larg metra larg Rezidencës së Familjes Rugova të mbushur me policë që po kryenin bastisje, tërë ngjarjen e sotme.
“Siç po e shihni sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e EULEX`it sipas një urdhri të gjyqtares të procedurës paraprake është duke bërë bastisjen e shtëpisë Rugova”.
“Unë jam ftuar nga z. Ukë Rugova gjithashtu në orët e hershme të mëngjesit, që në cilësinë e avokatit mbrojtës të prezantoj në aktin e bastisjes “.
“Nga Polica e EULEX`it respektivisht nga personi i cili udhëheq bastisjen, ka marrë urdhrin e bastisjes në bazë të cilit kam mësuar se dyshohet për krim të organizuar, për mashtrim, për ushtrim të ndikimit dhe për keqpërdorim të autorizimit nga neni 422”.
“Tani për tani nuk është përfunduar ende bastisja të shohim pas aktit të bastisjes, se cilët hapa të mëtejmë procedural do të ndërmerren”.
“Ju e din që sipas dispozitave ligjore në bastisje gjithsesi duhet të prezantojë edhe i dyshuari apo më mirë të themi vendi, vendbanimi apo edhe lokalet e zyrës ku bastiset ajo pronë e të cilit nëse janë pronë e të dyshuarit ai duhet të prezantojë”.
“z. Ukë Rugova sot me mua deri në orën 10:00 kemi qenë në shtëpinë e tij në zyrën e tij, në orën 10:00 kam qenë i detyruar të shkojë në gjykim tjetër, sa e di unë vetëm është akti i ndalimit që të prezantojë aktin e bastisjes”.
Ndërsa i pyetur se a bëhet fjalë për shitblerje të vizave për të cilin ka raportuar që në mëngjes lajmi,net, avokati Tmava tha se ende nuk ka asnjë provë, andaj s’mund të jap më shumë informacion.
“Lidhur me dyshimin e bazuar përveç për veprën penale për të cilat dyshohen me të cilat prova dhe argumente vërtetohet dyshimi i bazuar tani për tani në këtë fazë të procedurës meqenëse jemi në fillim unë si avokat mbrojtës nuk mund të sqarohem pasi nuk kam asnjë provë që e vërteton dyshimin e bazuar për çfarëdo vepër penale për të cilin është iniciuar procedura”.
Ukë Rugova u arrestua sot nga Policia e EULEX’it, si i dyshuar për krim të organizuar.
Javën e kaluar lajmi.net raportoi për hetimet që po zhvilloheshin ndaj një Deputeti të njohur të Kuvendit të Kosovës, e që pritej edhe arrestimi i tij: