Avokati Koci pas rastit të djeshëm: Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të ndryshohet

Avokati i njohur, Arianit Koci është deklaruar për rastin e djeshëm të vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Koci ka reaguar në Facebook për raportimet se ndaj viktimës ka pasur të lëshuar urdhër të mbrojtjes nga organet e rendit, shkruan lajmi.net. Avokati ka treguar se sa parashikohet të jetë dënimi ndaj…

Lajme

01/12/2022 10:04

Avokati i njohur, Arianit Koci është deklaruar për rastin e djeshëm të vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Koci ka reaguar në Facebook për raportimet se ndaj viktimës ka pasur të lëshuar urdhër të mbrojtjes nga organet e rendit, shkruan lajmi.net.

Avokati ka treguar se sa parashikohet të jetë dënimi ndaj personave që shkelin urdhrin e mbrojtjes, duke e cilësuar gjobën si shumë të ulët.

“Shkelja e urdhrit për mbrojtje është vepër penale. A e dini cili është dënimi? Gjoba prej dyqind (200) euro deri në dymijë (2000) euro ose me burgim deri në gjashtë muaj. Anomali. Pak, shumë pak! Dënimi duhet të ashpërsohet urgjentisht”, ka shkruar Koci.

AI ka thënë se edhe Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të ndryshohet dhe plotësohet.

“Rrethanat në shoqëri – vrasjet makabre të grave, e imponojnë këtë. Natyrisht, duhet të rritët edhe efikasiteti i gjykatave, prokurorive dhe policisë! Sidoqoftë, jemi shoqëri reaktive. Gjykata me urgjencë sot e caktoi seancën për urdhërin mbrojtës të klientës time”, ka deklaruar Koci. /Lajmi.net/