Avokati i ri kosovar vdiq në Turqi, Vishaj jep detaje për sëmundjen që kishte dhe si nisi me kokdhimbje
Gëzim Namani, avokati i ri nga komuna e Podujevës ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër. Namani për 2 ditë ishte trajtuar në Klinike Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka dhënë detaje lidhur me rastin e tij. Sipas tij, Namani kishte trombozë të sinuseve venoze në…

Lajme
Gëzim Namani, avokati i ri nga komuna e Podujevës ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër.
Namani për 2 ditë ishte trajtuar në Klinike Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka dhënë detaje lidhur me rastin e tij.
Sipas tij, Namani kishte trombozë të sinuseve venoze në sistemin nervor qendror.
“Gëzim Namani 2 ditë ka qëndru në QKUK, pastaj është dërgu në Stamboll. Pacienti është anku për kokëdhimbje e ka kqyrë neorologët e kanë pru te infektologët. E kemi bërë një rezonanncë kanë dalë disa ndryshime në enët e gjakut në vena në tru. E kemi bo kolegjiuminprej 5 mjekëve, dhe pas kësaj edhe kanë shku familjarët në Turqi, edhe mas 2 dite ka ardh motra e Gëzimit e ka thanë që këtë ndërhyrje jo vetëm që në Kosovë nuk mundemi me bo, as në Maqedoni as në Kroaci, as në Serbi.. as në Ballkan kërkun nuk mujm me bo. Nuk ka refuzu trajtim në QKUK, por tek ne është e patrajtueshme.”, ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.
Sipas Vishajt, kjo sëmundje është tejet e rrallë.