Avokati i Popullit pret në takim ambasadorin O’Connell

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka mirëpritur sot, në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'Connell.

Lajme

20/10/2015 18:06

Në këtë takim, ambasadori britanik u interesua për sfidat me të cilat përballet Avokati i Popullit, si një mekanizëm i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë.

Nga ana e tij, Avokati i Popullit e njoftoi Ambasadorin britanik mbi sfidat dhe vështirësitë kryesore në punën e institucionit që ai udhëheq, dhe së këndejmi edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi në vend.

Me këtë rast, ka vlerësuar bashkëpunimin me mekanizmat ndërkombëtar në funksion të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.