Avokati i Popullit nis hetimet në lidhje me vdekjen e katër vjeçares nga Gjakova

Avokati i Popullit ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen e katër vjeçares nga Gjakova. Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se, ky institucion ka përcjellë me shqetësim lajmin e raportuar nga mediat lidhur me humbjen e jetës së fëmijës. Avokati i Popullit ka thënë se e drejta për jetë është një e drejtë…

Lajme

21/02/2024 16:04

Avokati i Popullit ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen e katër vjeçares nga Gjakova.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se, ky institucion ka përcjellë me shqetësim lajmin e raportuar nga mediat lidhur me humbjen e jetës së fëmijës.

Avokati i Popullit ka thënë se e drejta për jetë është një e drejtë universale për të gjitha qeniet njerëzore, dhe si e tillë mbrohet me Kushtetutë dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Të drejtat e tjera të njeriut ekzistojnë vetëm kur ekziston e drejta për jetën.

Ai ka konsideruar se mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

“Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvilloj hetimet lidhur me rastin dhe do tё monitoroj atë nga afër dhe nё vazhdimësi nё mënyrë qё tё siguroj se tё gjitha institucionet pёrgjegjёse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: