Avokati i familjes Zejnullahu: Gjyqtarja nuk më la të marrë pjesë në seancë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës- Dega në Lipjan është duke nisur seanca gjyqësore ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për “Vrasje në pakujdesi” në rastin e 27 vjecarit, Agon Zejnullahu. Para nisjes së seancës, ka folur Asdren Hoxha, avokat i familjes Zejnullahu i cili tha se gjyqtarja nuk e ka lënë të marrë pjesë në…

Lajme

09/07/2025 10:40

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës- Dega në Lipjan është duke nisur seanca gjyqësore ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për “Vrasje në pakujdesi” në rastin e 27 vjecarit, Agon Zejnullahu.

Para nisjes së seancës, ka folur Asdren Hoxha, avokat i familjes Zejnullahu i cili tha se gjyqtarja nuk e ka lënë të marrë pjesë në seancë.

“Unë kërkova sqarime disa herë, mirëpo qasje ishte e atillë që mos me marrë pjesë”, deklaroi ai.

Hoxha po ashtu tha se njoftimin e mori përmes një thirrje telefonike nga recepsioni ku iu tha se pala e dëmtuar nuk duhet të marrë pjesë.

“Kjo është për keqardhje”, shtoi Hoxha./Lajmi.net/