Avni Arifi thotë se kryeministri Mustafa është pjesë e krimit

Kryeministri Isa Mustafa sot përmes një postimi ka thënë se Programi Qeverisës do t’ua humbë shpresën të gjithë pronarëve qoftë formal por “dhe atyre në hije të kazinove”, duke aluduar këtu te AAK. Ai po ashtu ka thënë se nuk do të lejoj që disa kompani të krijojnë monopole.

Lajme

01/03/2015 18:26

Këtyre deklaratave të kryeministrit Mustafa i është përgjigjur këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi.

Arifi thotë se vet përmendja e këtyre veprimeve kriminale nga ana e kryeministrit dhe mosveprimi i tij, e bëjnë atë “ose pjesë të krimit ose krijues të rrethanave të rrejshme për krijim diktature”.

“Në çdo vend kur Kryeministri flet për veprime të caktuara kriminale por nuk vepron për ta luftuar atë krim atëherë ai ose është pjesë e krimit ose është krijues i rrethanave të rrejshme për krijim diktature”, ka shkruar në Facebook, Avni Arifi.