Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Avioni rus i afrohet rrezikshëm avionit të SHBA-ve

19:37 | 27 Maj 2020

SHBA ka akuzuar dy avionë luftarakë rusë pasi iu afruan një patrulle amerikane në një distancë të afërt duke e rrezikuar atë, teksa fluturonin mbi detin Mesdhe.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i identifikoi avionët të ishin të modelit Su-335, transmeton lajmi.net.

Sipas pilotëve amerikanë, avionët rusë kanë fluturuar pranë krahëve të avionit P-8A Poseidon për 64 minuta rresht.

“Me këtë lëvizje, avioni rus ka kufizuar mundësinë e avionit amerikan për të manovruar”, tha Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Incidenti ndodhi në të njëjtën ditë kur ushtria amerikane tha se Rusia ka ofruar avionë në Libi për të mbështetur mercenarët rusë që po luftojnë me forcat e lindjes.

Avionët amerikanë i përkasin Flotës së Gjashtë, që gjenden në Napoli të Italisë. /Lajmi.net/