Avioni i British Airways përfshihet nga flakët (Foto)

Aeroplani i British Airways detyrohet të bëjë ulje emergjente në Heathrow, pasi inxhinierët kishin harruar ta mbyllin kapakun e motorit.

Bota

14/07/2015 14:31

Një aeroplan i aviokompanisë British Airways është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Heathrow të Londrës, pasi njëri motor i tij ishte përfshirë nga flaka, transmeton lajmi.net.

Thuhet se inxhinieri nga mos informimi i drejtë kishte punuar tërë ditën në një aeroplan tjetër, në vend se të fokusohet në këtë që ka bërë ulje emergjente.

aa

Pasagjerët kishin mbetur të tmerruar kur panë se kapakët e dy motorëve shpërthyen dhe u përfshin nga flaka gjatë një fluturimi nga Londra në Oslo në maj të vitit 2013.

Piloti ishte detyruar të kthehet në aeroport me një motor të dëmtuar, duke kryer kështu ulje emergjente pasi një copë e madhe e metalit që besohet se peshonte plotë 37 kilogram ishte këputur nga motori.

aaaa

Por një raport i byrosë për hetime të aksidente ajrore, ka konstatuar se inxhinierët aksidentalisht e kishin lënë kapakun e motorit të pa shtrënguar.

aaa

Dy inxhinierët e ndërrimit të natës është dashur të ndërrojnë vajin e motorëve dhe të pastrojnë helikat, por pasi që shkuan në pauzë, ata u rikthyen në hangar duke vazhduar punën tek një aeroplan tjetër duke menduar se është ai në të cilin punuan para pauzës. /lajmi.net