Avionët britanikë bombardojnë ISIS-in

Avionët luftarakë britanikë kanë nisur bombardimet kundër terroristëve të Shtetit Islamik në Siri. Katër avionë të Forcave Ajrore Tornado GR4 janë nisur nga baza e Akrotiris në Qipro drejt Sirisë.

Bota

03/12/2015 09:23

Mediat britanike raportuan se dy avionët ishin rikthyer në bazë disa orë më pas dhe atyre iu mungonin bombat, duke lënë të kuptohet se është tentuar të goditen objektivat e ISIS, ashtu siç është konfirmuar më pas edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

Forcat Ajrore janë duke u përgatitur prej muajsh për operacionet kundër ISIS në Siri, ndryshe nuk shpjegohet edhe ndërmarrja e sulmeve vetëm 57 minuta pasi Parlamenti britanik u deklarua “pro” sulmeve.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka përshëndetur votimin e Parlamentit duke e quajtur Britaninë si aleatin e saj më të ngushtë në luftën ndaj ISIS.

Ministria e Mbrojtjes pritet që në orët në vazhdim të dalë me një deklaratë për të dhënë më shumë detaje për  sulmet e para.

/ Top Channel

bri-2 bri-3 bri-4 bri-5 bri-6 bri-7 bri-8 bri-9 bri10 bri-11 bri-12 bri-13 bri-14 bri-15 bri-16