Aventura e Mustafit te Arsenal po shkon drejt fundit

Sezoni 2018/2019 nuk ka përfunduar ende për Arsenalin, që më 29 maj zhvillon finalen e Ligës së Evropës kundër Chelsea.

Sport

21/05/2019 18:00

Pas finales kundër Chelsea, Arsenal ka në plan të fillojë punimet për ndryshimet në skuadër, ku pritet të larohen një numër i madh i lojtarëve.

‘Goal.com’ në një shkrim rreth planeve të Arsenal në tregun e transferimeve, shkruan se nga ‘Emirates Stadium’ mund të largohet Shkodran Mustafi, përcjell ‘lajmi.net’.

Shkodran Mustafi është transferuar te Arsenal në vitin 2016 nga Valencia për 40 milionë euro.

Lojtari me prejardhje shqiptare nuk ka arritur asnjëherë të justifikonte shumën e paguar për të, dhe mund të largohet nga Arsenal, në një transferim të mundshëm në Serie A./Lajmi.net/