Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Avdyli: Me rrëzimin e Ligjit për Paga u dhamë “shuplakë fytyrës” mjekëve

18:59 | 30 Qershor 2020

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses për shpalljen të pavleshëm të Ligjit për Paga.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se sot iu dha një “shuplakë” fytyrës mjekëve në kohë panedmie, shkruan lajmi.net.

“Pagat sdo rriten sepse kështu deshti nje avokat e vertetua nga disa gjyqtarë me paga të larta. Ky avokat i popullit që veq i popullit smund të jetë ra pre e lojërave politike si duket”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Heronjëve tanë në shëndetësi ua dhamë një shuplakë fytyrës në kohë pandemie. Pagat sdo rriten sepse kështu deshti nje avokat e vertetua nga disa gjyqtarë me paga të larta. Ky avokat i popullit që veq i popullit smund të jetë ra pre e lojërave politike si duket. Unë sot jam me punëtoret shëndetësor e arsimor etj. Ata meritojnë më shumë se vetëm lavde boshe. Qeveria duhet sa më parë të krijoi Fond për përkrahje financiare për punëtorë shëndetësore gjithmonë bazuar në performancë e punë. Kurse kuvendi sa më parë të rifilloj punën për hartimit të ligjit të ri për kategorizimin e pagave. /Lajmi.net/