Zyrtare: Këta janë emrat e ministrave të LDK-së në qeverinë Hoti

I mandatuari i LDK-së për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti

Lajme

02/06/2020 19:38

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti ka bërë të ditur emrat që do të udhëheqin ministritë në qeverinë e tij, shkruan lajmi.net.

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër.

Hykmete Bajrami – Minsitre e Financave

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë.

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm.

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës.

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë. /Lajmi.net/