Avdullah Hoti: Koalicioni LAA, unik në qëndrime

18:06 | 10 Korrik 2017

Koalicioni i përbërë nga partitë, LDK, AKR, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi kanë mbajtur një takim këtë të hënë.

I nominuari i këtij koalicioni për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë pas takimit se ata janë unik në qëndrimet e tyre, transmeton Klan Kosova.

“Sot, pasi u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve, u takuam me deputetët e Grupit Parlamentar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi”.

“Koalicioni është unik në qëndrime, që tanimë janë të njohura. Presim që sa më parë të ftohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës”.

“Nuk ka kohë për të humbur”, ka përfunduar Hoti.