Avancohen raportet me Ishujt Marshall
Kosova vendosi marrëdhënie doplomatike me Ishujt Marshall. Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është zhvilluar në Tokio.

Lajme
Kosova ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Ishujve Marshall, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve është nënshkruar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Ishujve Marshall, Phillip H. Muller dhe Ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.
Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është zhvilluar në Tokio.
Në aktin e marrëveshjes shprehet vullneti i Qeverisës së Kosovës dhe Qeverisë së Ishujve Marshall për të promovuar lidhjet e miqësisë dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Republika e Ishujve Marshall e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës më 17 Prill 2008.