Ava Max sjell versionin akustik të këngës “Salt”

Ava Max realizoi version të ri të këngës “Salt”.

ShowBiz

09/04/2020 17:48

Një emër që po ngjitet dalëngadalë hapave të suksesit në arenën ndërkombëtare është edhe Ava Max, shkruan lajmi.net.

Në fund të vitit të kaluar, këngëtarja publikoi këngën “Salt”, e cila është pëlqyer nga fansat e saj.

Tani, Ava Max ka realizuar versionin akustik të kësaj kënge, ndërsa e publikoi edhe në kanalin YouTube.

Për ndryshe, projekti i fundit i shoqëruar edhe me videoklip nga kjo artiste është “Kings & Queens”.

Ava Max është duke punuar rreth finalizimit të albumit të saj të ri, të cilin pritet ta lansojë shumë shpejt. /Lajmi.net/

YouTube player