Ava Max rrëfen vështirësitë që kishte kaluar për të arritur këtu ku është tani

Ava Max së fundmi ka publikuar albumin e saj të parë, “Heaven and Hell”.

ShowBiz

23/09/2020 11:53

Këngëtarja shqiptare sensacionale Ava Max, në një intervistë për BBC ka shpalosur rrugëtimin e saj të muzikës nga fëmijëria e deri më sot, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Në këtë intervistë ajo tregon gjerë e gjatë se si ka filluar rrugëtimi i saj muzikor, e gjithashtu ka shpalosur sakrificat e prindërve të saj, për të arritur ku është sot.

Ajo thotë, se që fëmijë muzikën e kishte pasionin më të madh dhe se kishte filluar që në moshën 12 vjeçare të shkruante këngët e saja.

Gjithashtu vlen të përmendet se ajo kishte marrë pjesë në shfaqje talentësh ku e mori vendin e tretë, në Talent Rock, në Forida.

Ava shpreh se nëna e saj kishte sakrifikuar karrierën e saj për tu siguruar fëmijëve të saj një të ardhme më të mirë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CFXrLzrlnl8/