Ava Max publikon këngën e re “So Am I”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max ka sjell këngën e re.

ShowBiz

08/03/2019 13:30

“So am I”, titullohet kënga e saj e re, e cila njëherësh është e para për vitin 2019 të cilën e ka realizuar edhe me klip, shkruan lajmi.net.

Në këngën e re muzikore, këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria vjen me një performancë interesante, e rrethuar me plot njerëz.

Vlen të ceket se, Amanda Ava Koci është me prejardhje nga Saranda, por e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Projektin tanimë mund ta gjeni në YouTube, e që pritet të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku. /Lajmi.net/

YouTube player