Ava Max imazhi i ri i kompanisë ‘Fiat’

Marka e veturave ‘Fiat’ kanë zgjedhur Ava Maxin si imazhin ideal për kampanjën e tyre.

ShowBiz

15/09/2019 18:20

Shqiptarët po korin suksese në baza ditore, Ava Max është zgjedhur si fytyra e re për markën e njohur të veturave ‘Fiat’ ka bërë të ditur vet kompania, shkruan lajmi.net.

Në një postim të bërë në Instagram ku këngëtarja shqiptare shihet pranë një veture të Fiatit, faqja zyrtare e kësaj marke kë shkruar “Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më në modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”.

Përndryshe, ‘Torn’ titullohet këna e fundit e Ava Max e cila u prit shumë mirë nga publiku. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B2Q5VFPoq8b/