Autoritetet meksikane publikojnë videon e arratisjes spektakulare të ‘Zotit’ të drogës (Video)

Autoritetet meksikane kanë publikuar videon e cila tregon momentin e arratisjes spektakulare nga burgu i sigurisë së lartë të bosit të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán Loera, transmeton lajmi.net.

Bota

15/07/2015 09:07

Komisioneri meksikan i Sigurisë Kombëtare Monte Alejandro Rubido theksoi se zyrtarët e zbatimit të ligjit janë angazhuar që të gjejnë dhe të kapin të arratisurin. “Të gjitha forcat e sigurisë të shtetit janë vënë në punë në koordinim për të bërë të mundur kapjen sa më shpejtë të Guzman Loeras”.

aa

Rubido ka thënë se punonjësit e burgut që ishin në krye të detyrës gjatë arratisjes së Guzman, janë në procedurë ku do të përcaktohen përgjegjësitë e tyre për rastin.

Guzman u arratis të shtunën nga Burgu Federal Altiplano pak para orës 09:00, në arratisjen e tij të dytë në 15 vjet.

Kamera regjistroi atë teksa i afrohej një zone dushi, dhe zyrtarët e burgut thonë se kur ata kur shkuan ta kontrollojnë atë, ai ishte zhdukur.

1

Në atë zonë poshtë këmbëve të tij në dysheme fshihej një tunel me milje i gjatë, përmes të cilit ai u arratis.

Arratisja ka futur në siklet të gjithë Meksikën, duke përfshirë edhe presidentin Enrique Peña Nieto, për të cilin ishte një e arritur e madhe arrestimi i Guzman. /lajmi.net

YouTube player