Autoritetet maqedonase konfirmojnë vdekjen e të paktën 51 personave nga tragjedia në Koçan

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se deri më tani janë konfirmuar 51 viktima nga tragjedia në një klub natë në Koçan. Ai gjithashtu citohet të ketë deklaruar se “ka shumë të tjerë të lënduar”, raporton Kanal 5. Rreth ngjarjes: Një zjarr në një klub nate në qytetin lindor…

Lajme

16/03/2025 10:22

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se deri më tani janë konfirmuar 51 viktima nga tragjedia në një klub natë në Koçan.

Ai gjithashtu citohet të ketë deklaruar se ka shumë të tjerë të lënduar”, raporton Kanal 5.

Rreth ngjarjes: Një zjarr në një klub nate në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 51 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë orëve të vona të natës, raportojnë mediat maqedonase.

Sipas mediave lokale, zjarri dyshohet se shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë një koncerti ku ishin të pranishëm rreth 1.500 persona, pas së cilës ndodhi një kaos për të dalë jashtë.