Autoritetet konfirmojnë se 9 persona ishin në bord në aksidentin fatal të Kobe Bryant

Tragjedia për vdekjen e Kobe Bryant sa vjen e rritet.

Sport

26/01/2020 23:43

Në konferencën për shtyp të autoriteteve amerikane ka dalë në pah një detaj i ri.

Në helikopter nuk ishin pesë persona siç u raportua më parë, por plotë nëntë, shkruan lajmi.net.

Autoritet kanë konfirmuar se nuk ka të mbijetuar dhe nuk është ende e qartë se kush janë viktimat.

Deri më tani viktimat e konfirmuara janë Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna. /Lajmi.net/