Autoritar nga brenda, reformator nga jashtë

Dje u bënë 61 vjet qëkur Tito u zgjodh President i Jugosllavisë federale. Krijesa e tij u shkatërrua me anë të luftërave një dekadë pas vdekjes. Si ishte nga brenda e si e shihnin nga jashtë fshatarin kroat?

Lajme

14/01/2014 13:37

Mareshali Tito- komunisti i preferuar i perëndimit dhe i vetmi lider që arriti të mbante Jugosllavinë të bashkuar- është bërë President i ish-Jugosllavisë, më 13 janar 1953.

Ky njeri revolucionar kishte ndihmuar për të ribashkuar gjashtë federatat pas Luftës së Dytë Botërore, pasi që Mbretëria që kishte jetëgjatësi 22 vjeçare, ishte shpërbërë nga agresioni nazist.

Ai udhëhoqi partizanët, lëvizjen më të suksesshme të rezistencës, në rrëzimin e okupatorëve gjermanë nga Serbia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Fshatari kroat u dëbua nga krerët fashistë të ustashëve, nga shteti “kukull” nazist i Kroacisë së Madhe, e cila e përfshinte Bosnjën dhe Hercegovinën.

 

Ai mposhti Çetnikët, një grup rival i rezistencës i përbërë nga serbët mbretërorë, të cilët bashkëpunonin me gjermanët në atë që më pas u shndërrua në një konflikt brutal.

Në total, 1.7 milionë jugosllavë vdiqën- me gjermanët, të cilët në mënyrë rutinore ekzekutuan 100 banorë vendas për çdo ushtarë të tyre të vrarë, duke vrarë kështu 700 mijë njerëz në periudhën kohore 1941-1945.

Por ishte që jugosllavët vranë jugosllavët, dhe kjo llogaritet shumica e gjakderdhjes, e cila përfshin gjithashtu disa krime të tmerrshme të frymëzuara nga urrejtja racore.

Spastrimi etnik,që përfshinte myslimanët boshnjakë të vrarë dhe të dëbuar nga vendi i tyre nga serbët- histori kjo që do të përsëritet prapë në gadishullin ballkanik, pas pesë dekadash.

 

Por Tito, kombësia e të cilit qe e përzier dhe që simbolizonte një shtet multi-etnik, ishte në gjendje për të bashkuar Jugosllavinë e dytë duke promovuar “vëllazërim-bashkimin”.

Ushtarët e Luftës së Parë Botërore, të cilët u bënë komunistë pasi ishin kapur nga rusët perandorakë, më pas u ndihmuan bolshevikëve qëishin të besuar edhe nga sovjetët.

 

Po ai zgjodhi që të distancojë veten nga Moska dhe themeloi Lëvizjen e Shteteve të Painkuadruara, duke përfshirë kështu të gjitha shtetet të cilat ishin neutrale teksa po zhvillohej Lufta e Ftohtë.

Si rezultat i kësaj, ai ishte i njohur në Perëndim, ku mendimi i tij për një socializëm të pavarur ishe parë si jo e rrezikshme.

Ai ka marrë 98 dekorata të huaja duke përfshirë këtu edhe mirënjohjen franceze Legion de Honeur dhe po ashtu i është dhënë edhe një mirënjohje mbretërore nga Britania.

 

Një kronikë në Britani në gazetën Pathe, tregoi ftesën e pranuar nga Tito, emri i vërtet i së cilit ishte Josip Broz, kur ai vizitoi Londrën në vitin 1953, pasi ishte zgjedhur President.

Ai ishte marrë me anije në lumin Thames dhe përpara se të largohej të shkonte në breg ai u prit dhe u përshëndet nga Duka i Edinburgut dhe Kryeministri i atëhershëm, Winston Churchil, i cili në shenjë mirësjellje, hoqi kapelën për Titon.

Pavarësia e tij nga Moska i kishte mundësuar atij që të ndiqte politikë të ndryshme për fqinjët e Bllokut Lindor, të cilët rrezikonin pushtimin sovjetik nëse largoheshin nga rruga e Kremlinit.

Ai inkurajoi shumë ndërmarrjet private dhe dha liri të madhe të fjalës dhe shprehjes fetare, më shumë se sa shtetet e tjera komuniste.

Ai gjithashtu kishte lejuar jugosllavët të udhëtojnë jashtë Bllokut Lindor- një masë kjo që ishte një konstrat jashtëzakonisht i madh me Gjermaninë Lindore, shtet ky që kishte ndërtuar murin e Berlinit, me qëllim që të mbante qytetarët e saj brenda.

Gjatë udhëheqjes së tij, ekonomika e Jugosllavisë lulëzoi, veçmas në vitet 1960 dhe 1970- rritje më e shpejtë se sa të gjitha vendet e tjera komuniste dhe shumë shtete të tjera kapitaliste.

Por Tito ishte gjithashtu një autoritar i cili zbatonte sistemin një-partiak duke shtypur kështu opozitën politike, sidomos nacionalistët.

Jugosllavia filloi që të “shpërbëhej” pas vdekjes së tij në moshën 87 vjeçare, ku në funeralin e tij, në të cilën kishin marrë pjesë përfaqësues nga 128 vende, duke përfshirë këtu edhe Margaret Thatcher.

 

Serbia, ishte shteti më i populluar nga të gjashtë republikat dhe serbët filluan që të kërkonin më shumë pushtet për veten, ndërsa në pjesën tjetër të federatës filloi që të përkeqësohej ekonomia dhe nacionalizmi.

Sllovenia dhe Kroacia, dy republikat më të pasura, kishin frikë nga dominimi serb dhe duke dashur që të ruajnë pasurinë e tyre për veten, ishin të parët që filluan të distancoheshin dhe të dilnin nga Federata, qysh prej vitit 1991.

Fillimisht, Ushtria Kombëtare Jugosllave (JNA) u mundua që të shtyp lëvizjen për pavarësi në Slloveni.

Por shumë shpejt hoqi dorë pasi që republika kishte një popullsi kryesisht homogjene, të përbërë nga sllovenë etnikë, e cila përfshinte këtu edhe nënën e Titos.

 

Por Kroacia, prej nga ishte babai i Titos dhe njëkohësisht ishte edhe vendlindja e tij, ishte një çështje tjetër, pasi kishte një pakicë më të madhe serbe, e cila kishte frikë nga persekutimi i ustashëve.

Serbët krijuan një republikë të pavarur brenda territorit të Kroacisë dhe JNA’ja- e cila ishte bërë një forcë e dominuar nga serbët- ndihmoi ata që të kryheshin spastrime etnike nëpër qytete dhe fshatra.

Përfundimisht, pas masakrave si ajo e Vukovarit ku u vranë 264 kroatë nga milicia serbe, forcat kroate morën përsëri vendin dhe aplikuan një hakmarrje brutale, pothuajse në mënyrë të ngjashme.

Por ishte Bosnja dhe Hercegovia, ku asnjë etni nuk ishte shumicë, shtet në të cilin lufta civile ishte tmerrësisht e dhunshme.

Myslimanët të cilët përbënin 43% të popullsisë, kishin frikë se do të “gëlltiteshin” nga Jugosllavia e dominuar nga serbët, prandaj kjo Republikë shpalli pavarësinë e saj në vitin 1992.

Serbët e krishterë ortodoks (31% e njerëzve) shpallën Republikën e tyre brenda Bosnjës dhe kroatët (17%) në vonë ndoqën po të njëjtin shembull.

Lufta në të tri fronet rezultoi me një spastrim etnik masiv, veçanërisht  e kryer nga serbët e armatosur mirë- duke përfshirë këtu masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8.373 myslimanë.

Kjo luftë gjithashtu çoi në rrethimin më të gjatë në historinë moderne, pasi që Ushtria e Republikës Serbe kishte rrethuar Sarajevën prej 5 prill 1992 deri më 29 shkurt 1996.

Në total, rreth 200 mijë njerëz vdiqën në Bosnje, vend i cili tashmë është një shtet multi-etnik dhe në anën tjetër serbët në dhe kroatët , rreth 20 mijë ishin vrarë në të dy anët.

 

Maqedonia u nda nga Jugosllavia në vitin 1991- por pa asnjë luftë- dhe Mali i Zi, shteti multi-etnik ju bashkua paqësisht Serbisë në vitin 2006.

Kosova, e cila ishte provincë autonome e Serbisë- e cila është e banuar nga shumica shqiptare- shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Kjo gjë ndodhi 9 vite pasi NATO kishte përfunduar fushatën e bombardimeve duke parandaluar një spastrim etnik nga ana e minoritetit serb,  të cilët e shohin këtë regjion si vend të shenjtë të identitetit të tyre kombëtar.

Tani, në gjithë këtë gjakderdhje, Tito shpesh shihet si njeri i mirëpritur nga të gjithë njerëzit e ish-Jugosllavisë dhe shumë qytete nga të gjithë ish-shtetet e kësaj federate, janë emëruar sipas tij.