Autori i vrasjes së 10 personave: Sa më shumë që vret do të jesh në qendër të vëmendjes (Foto)
Chris Harper Mercer, 26 vjeçar vrau 10 persona dhe la të plagosur të paktën shtatë. Ai i kishte bërë viktimat të shtrihen në tokë dhe të deklarojnë fenë e tyre, ku sipas dëshmitarëve ata kanë thënë se janë krishterë, ndërsa ai ia ka kthyer “Mirë, ju do të shihni Perëndinë tani” .

Bota
Ai u qëllua në përleshjen që kishte shkaktuar pas sulmit të policisë. 3 pistoleta dhe një pushkë janë gjetur pas bastisjes që ka bërë policia.
Sipas profilit të tij, Mercar ka qenë ateistë, konservator dhe ka jetuar me prindërit. Tre ditë para këtij akti, ai kishte postuar dokumentarin “Sandy Hook të BBC”.
Në muajin gusht, ai gjithashtu kishte shkruar se sa shumë e adhuron Vester Flanagan dhe revolen Roanoke, i cili vrau një kameraman dhe gazetar në stacionin ku ai kishte qenë i punësuar.