Autogoli i vitit shënohet në finalen angleze

Charlton dhe Sunderland janë duke e zhvilluar ndeshjen finale për inkuadrimin në Championship nëpërmjet ‘’play-off’’.

Sport

26/05/2019 17:17

Pas 50 minuta lojë, ndeshja është e barabartë 1-1, ku një nga golat ishte histori më vete.

Mbrojtësi Sarr vendosi të kthente topin te portieri Philips, por ky i fundit ishte i papërgatitur dhe Sunderland kaloi në epërsi me një gol të ‘falur’, përcjell lajmi.net.

Charlton u kundërpërgjigj dhjetë minuta pa përfunduar pjesa e parë me Purrington, pas një aksioni të rrjedhshëm mirë.

Ndeshje jashtëzakonisht e bukur po zhvillohet në ‘Wembley’, por vetëm njëra nga këto dy skuadra do ta sigurojë ngjitjen në elitën e dytë të futbollit anglez. /Lajmi.net/