Autogol me kokë nga portieri, kjo ishte penalltia më qesharake e Botërorit

Goditja e Bryan Ruiz u përplas në traversë dhe më pas u kthye në lojë, për t’u përplasur në kokën e Sommer dhe për të përfunduar më pas në rrjetë.

Sport

27/06/2018 23:57

Sonte e kemi parë penalltinë më të çuditshme të Botërorit.

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer, shënoi autogol me kokë, përcjellë “Lajmi.net”.

Goditja e Bryan Ruiz u përplas në traversë dhe më pas u kthye në lojë, për t’u përplasur në kokën e Sommer dhe për të përfunduar më pas në rrjetë.

Gjithsesi, Sommer ishte ndër më meritorët që Zvicra nuk humbi sonte, pasi që bëri disa pritje të jashtëzakonshme në pjesën e parë. /Lajmi.net/