“Autochthonous” edhe në Francë (Foto)
Flamuri “Autochthonous” është shfaqur nga tifozët shqiptarë edhe në Rennes ku sonte do të zhvillohet takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Francës.

Sport
Flamuri “Autochthonous” është prezent edhe në Rennes, ku sonte do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Francës dhe Shqipërisë.
Flamuri që nëpërmjet fluturakes së dirigjuar fluturoi mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit me rastin e ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, është shfaqur nga tifozët e Kombëtares kuqezi, edhe në Rennes.
E atje, ai mund t’i bie në sy pse jo edhe presidentit të UEFA-s, Michel Platini.