Autobusi i Zonjës së Hekurt shitet për 25 mijë dollarë

Autobusi me peshë 18 tonë, i cili është totalisht i blinduar dhe antiplumb, është nxjerrë në shitje për 25 mijë dollarë.

Bota

08/04/2015 19:52

Ky ishte autobusi që ka “transportuar” Margaret Thatcherin në fushatën e saj elektorale të vitit 1983. Ka një kapacitet për 36 persona dhe në pjesën e parme ka një hapësirë për një tavolinë punë.

Pas fushatës elektorale, ky autobus është përdorur për të transportuar persona në vende të rrezikshme, dhe në vende kryesisht me konflikte, shkruan Mirror.

Pronari i tij, i cili e kishte blerë në vitin 2012, dëshiron ta shesë ngase autobusi kërkon një mirëmbajtje dhe restaurim dhe për këtë arsye ai dëshiron t’ia shesë ndonjë pronari që do të kujdesej për të.

Pronari ia ka caktuar edhe çmimin – 25 mijë dollarë.

autobusi