Autobusi godet për vdekje çiklistin në Gjakovë
Një banorë nga Gjakova ka vdekur nga lëndimet e marr në një aksident komunikacioni.
Lajme
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës i ndjeri ishte duke lëvizur me biçikletë kur është goditur nga autobusi në aksidenti rrugor i cili ka ndodhur në rrugën “Sadik Stavileci”, në Gjakovë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar sipas PK-së mjeku kujdestar i emergjencës, ndërsa drejtuesi i autobusit është dërguar në mbajtje.
“Ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, ku i dyshuari mashkull K-Shqiptar, shoferi i autobusit, në lëvizje ka goditur një biçikletë, ngasësi i së cilës ka pësuar lëndime të rënda trupore. Mjeku kujdestar i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Prezent ka qenë edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./ lajmi.net