Autobusët nga Kosova nuk po lejohen të hyjnë në Serbi
Asnjë autobus nga Kosova nuk po lejohet të hyjë në Serbi me arsyetimin se prej tash e tutje ngasësit e automjeteve të rënda duhet të marrin tapografin (mjet që kontrollon shpejtësinë) në Krushevc.
Lajme
Imeran Hajrullahu, shofer në kompaninë “Vectori” nga Prizreni, ka treguar se janë bllokuar në kufirin me Serbinë, te pika “Dheu i Bardh” dhe nuk po lejohen të hyjnë në Serbi.
Ai ka treguar se deri më tash topografin e kanë marrë në Kosovë te kompanitë e licencuara nga Ministria e Transportit.
“Po e kërkojnë një dokument që është absurd me kërkuar. Kur të kryhet kontrolli teknik i automjetit duhet të shkosh dhe ta marrësh edhe një pajisje e quajtur tapograf, e cila tregon procesin e vozitjes së automjetit”.
“Por, pala serbe për t’i dhënë leje për hyrje në territor të Serbisë, autobusëve nga Kosova po kërkon që edhe dokumenti të tapografit nxjerrët në Serbi”, ka treguar ai raporton Express.
Hajrullahu ka thënë se kjo praktikë askund në botë nuk aplikohet. Ka treguar se edhe në vende tjera lëvizin me dokumentet e nxjerra në Kosovë.
Sipas tij, për të nxjerrë dokumentin e tapografit duhet të paguash 100 euro.
Ai ka shtuar se për këtë problem kanë lajmëruar edhe organet e Kosovës.